Nje intervistë me mësuesen Alma Rusin

  • Pjesë e stafit të shkollës sonë janë mësuesit më të mire të vendit dhe shumë prej tyre me eksperienca shumëvjeçare në fushën e arsimit.Shkolla “Petro Nini Luarasi”  ka pasur fatin që pjesë së stafit së saj petagogjik të ketë një nga mësueset më të mira në lëndën  e kimisë, Alma Rusi e cila gjithashtu është edhe nëndrejtoreshë e shkollës. Ky vit është i  fundit për mësuese Almën dhe sigurisht që do ju mungojë të gjithve si nxënëseve ashtu edhe kolegeve dhe kolegëve të saj. Me rastin e 7 Marsit, festës së mësuesve, ne vendosëm të intervistojmë nëndrejtoreshë Almën për të kuptuar vështirësitë dhe kënaqësitë që ajo ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe shumëvjeçare të karrierës së saj.
Alma Rusi, nëndrejtoresha e PNL-s ë
  • Ju jeni mësuese në lëndën e kimisë, pse e keni zgjedhur këtë lëndë ?
  • Gjithmonë mësueset më këshillonin duke më thënë se isha shumë e mire në biologji dhe në kimi.Në kohën kur më ka dalë e drejta  e studimit ishte një kohë kur kjo e drejtë ishte e kufizuar dhe ishte shumë e vështirë pasi duhej një nivel i lartë. Në dhjetë vitet e para të punës sime kam dhënë edhe biologji edhe kimi por më pas u fokusova vetëm te kimia pasi mëpëlqente më shumë kimia.
  • Sa vite keni që jepni mësim dhe sa vite keni në Petro Nin, si mësuese dhe si nëndrejtoreshë?
  • Kam 36 vite që jap mësim dhe nga këto 33 vite kam qënë pjesë e shkollës “Petro Nini Luarasi” dhe kam 14 vite që jam në pozicionin e nëndrejtoreshës.  
  • Çfarë ndjenjash keni për jetuar gjatë orës së parë të mësimit që keni dhënë dhe si ndiheni tani që jeni drejt fundit të karrierës suaj?
  • Praktikën mësimore e kam bërë gjithashtu ketu dhe mesa duket ishte një shenjë që do ta filloja dhe do ta përfundoja këtu karrierën time, këtë do të quaja orën time të parë pasi dhe aty isha në rolin e mësuesit. E ndjej veten shumë mire dhe gjatë orës së mësimit ndihem vetvetja më shumë se në çdo mjedis tjetër.
  • Cila mendoni se është përparësia më e madhe që ka profesioni i një mësuese ?
  • Je gjithmonë me brezin e ri dhe brenda vetes mbetesh gjithmonë i ri.
  • Çfarë vështirësishë keni hasur si nëndrejtoreshë dhe si mëuese në shkollën tonë?
  • Si mësuese nuk kam hasur kurrë vështirësi pasi në kuptimin e përgjithshëm gjithmonë ka patur dhe ka nxënës shumë të mire që ia vlentë punosh me ta. Kurse si nëndrejtoreshë mbase në fillimet e mia pasi mund të kishte mësues të ardhur rishtas që nuk më kishin njohur për atë që un isha vërtet dhe mund ta ndjenim veten të stepur por kur ke vullnetin, dëshirën dhe mirësinë arrin ti kalosh të gjitha.
  • Cilat janë disa nga eksperiencat më të bukura që keni kaluar me nxënsit tuaj që nuk do t’i harroni kurrë?
  • Eksperiencat janë të pafundme saqë nuk di se kë të përmend më përpara por gjithmonë klasat që kam pasur në kujdestari kanë qënë më të mirat e paraleleve të tyre dhe e kam ndjerë veten shumë mirë me tad he shumë me fat që i kam pasur. Akoma i takoj ish-nxënësit e mi dhe shkojmë diku ku  kalojmë një ditë së bashku.
  • Çfarë konsideroni dhuratën më të bukur që mund ti dhurojë një nxënës mësuesit?
  • Dhurata më e bukur është që ata të bëhen njerëz të denjtë për veten e tyre dhe për shoqërinë.Unë e kam pasur këtë fat pasi shumë prej nxënësve të mi tani janë ministra, deputetë, drejtorë në drejtori të ndryshme, mjek etj. Kjo  domethënë që kanë arritur diku në jetë dhe kjo gjë më bënë edhe mua të lumtur.
  • Çfarë do ju mungojë më shumë nga puna juaj?
  • Mësimdhënia do më mungojë shumë por gjithashtu edhe ajo përditëshmëria me nxënësit.

Tiranë , më 05.03.2020 /Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”