Tema: Diskutim me autoren Vera Bekteshi në Muzeun e Gjetheve

Periudha: Tetor,2019

Aktiviteti u zhvillua në sallat e Muzeut të Gjethes. Në të ishte e ftuar Vera Bekteshi, një autore e librave të shumtë për komunizmin. Ajo ndau eksperiencat e saj si  një fëmijë e rritur në komunizëm dhe më pas si një grua e internuar. Nxënësit drejtuan pyetje në interes të kuptimit jo vetem të librit që kishte shkruar, por edhe të përjetimeve që ndjente ajo në momente delikate të jetës së saj . Në aktivitet ishin të ftuar kolegë , nxënës të shkollave të ndryshme çka e bëri bisedën më atraktive dhe gjithëpërfshirëse e cila shpehherë kalonte në edhe në formën e debatit. Në fund nxënësit arritën të zgjeronin dijet e tyre mbi regjimin diktatorial të kohës së komunizmit dhe kuptuan thelbin e jetës së një të internuari.

Autobiografia “Vila me dy porta”.

Tema: Pasdite edukative, takim me Vera Bekteshin – ishpetroninase,

Ditën e hënë në datë 28/10/2019 në bibliotekën “Forumi” u zhvillua një takim me fizikanten dhe shkrimtaren e njohur Vera Bekteshi. Ishim të ftuar për faktin se Vera Bekteshi ka qenë nxënëse në gjimnazin tonë..Fillimisht u bë një prezantim i shkurtër për të dhe librin e saj dhe më pas kaluam në diskutime e bisedime me znj. Bekteshi. Nga pyetjet që nxënësit bënë u vu re edhe interesimi që patën per këtë personalitet dhe për librin e saj.

Tema: Një fillim ndryshe…

Fundi i nëntorit la gjurmë të mëdha për secilin nga ne, qofshin ato materiale apo shpirtërore. Stresi dhe trishtimi na pushtuan për ditë të tëra, por ne duhet të mblidhnim forcat e të vazhdonim rutinën e ndërprerë. E ku ka më mirë sesa një atmosferë e ngrohtë e mikpritëse në shkollë, për të vazhduar jetën aty ku e lamë?

Data 09.12.2019 na gjeti të gjithëve së bashku. Mësuesja kujdestare ishte ideatorja e një organizimi tepër domethënës dhe me vlerë për nxënësit e klasës së 11-E. Disa nga vajzat e klasës morën pjesë në realizimin e tij. Ato ndihmuan duke gatuar ushqime të ndryshme si petulla apo byrekë, por edhe ëmbëlsira si kek, biskota etj. Gatimet e tyre u vendosën në një tavolinë të madhe në klasë, ku të gjithë kishin mundësinë të merrnin dicka. Gjithashtu, u zhvilluan dhe lojra të ndryshme logjike, në funksion të tërmetit. Çdo gjë shkoi më së miri, e kështu një kujtim i ri u krijua nga klasa e 11.