Shkolla e mesme e përgjithshme “Petro Nini Luarasi” mban emrin e njërit prej veprimtarëve të shquar të Rilindjes Kombëtare, publicistit, pedagogut, dhe Mësuesit të Popullit, atdhetarit Petro Nini Luarasi. Ajo ndodhet në juglindje të Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri” dhe është ndërtuar në vitin shkollor 1959.
E pozicionuar në qendër të kryeqytetit kjo shkollë ka histori dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme në nxjerrjen e brezave të nxënësve që kanë drejtuar në nivelet më të larta të përfaqësimit të shtetit, por edhe në rang ndërkombëtar.
Që në hapat e parë të jetës së saj, shkolla shquhet për rezultate dhe arritje të larta, si e tillë ajo vlerësohet nga Ministria e Arsimit, si një nga institucionet më të suksesshme të arsimit dhe kultivimit të intelektualëve të vendit, nxitëse dhe motivuese për zhvillimin e përvojës së përparuar.
Puna mësimore edukative në shkollë është bazuar në nevojat, interesat, por edhe kërkesat lidhur kjo me nivelin cilësor të nxënësve, por edhe të përgatitjes së stafit pedagogjik.
Shkolla ka përgatitur nxënës që kanë përfaqësuar shkollën në olimpiada kombëtare, ndërkombëtare, nxënës të vlerësuar për rezultate të shkëlqyera me Medalje të Artë.
Shkolla jonë bashkëpunon për realizimin e aktiviteteve me institucione, organizata të ndryshme, si:
Qeveria e Nxënësve të gjimnazit "Petro Nini Luarasi" ka për qëllim të jetë një përfaqësim i denjë dhe i përkushtuar i interesave dhe zërit të çdo nxënësi në shkollë.
Me dëshirën për të ndërtuar një mjedis të drejtë, të respektuar dhe të motivuar, ne angazhohemi për të përmirësuar jetën shkollore dhe për të krijuar një hapësirë ku çdo nxënës ndihet i dëgjuar dhe i vlerësuar.
Duke promovuar vlera si bashkëpunimi, respekti dhe përgjegjësia, Qeveria e Nxënësve punon në mënyrë të vazhdueshme për të krijuar një atmosferë të mirëkuptimit dhe ndihmës së ndërsjellë.
Synimi ynë është që çdo nxënës të ketë mundësinë të shprehë opinionet dhe idetë e tij/saj, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e përvojës së përgjithshme arsimore.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, projekteve dhe nismave, Qeveria e Nxënësve ka për qëllim të krijojë mundësi zhvillimi dhe motivimi për të gjithë.
Ne angazhohemi për të sjellë ide të reja dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një shkolle më të hapur, më të përparuar dhe më të suksesshme.
Me krenari prezantojmë një hap drejt modernizimit: për herë të parë, gjimnazi "Petro Nini Luarasi" ofron mundësinë e votimit online! Ky sistem inovativ i lejon nxënësit të shprehin mendimin e tyre në mënyrë të lehtë, të shpejtë dhe transparente.
© 2024 All rights reserved by High School “Petro Nini Luarasi”.