Gjimnazi "PetroNiniLuarasi"

RREGULLORJA E SHKOLLËS

Nxënësi i kësaj shkolle duhet të respektojë rregullat e brendshme të saj

Përmbajtja e rregullores

  • Regjistrimi i nxënësve
  • Organizimi i institucionit
  • Siguria ,mirëmbajtja në institucion
  • Punonjësi në institucion
  • Vlerësimi i nxënësve
  • Mësuesi
  • Nxënësi

Grupi i hartimit të rregullores

  • Teuta Braçaj Drejtore
  • Mirela Novruzaj Nëndrejtore
  • Mirela Katundi mësuese
  • Ledion Cenga mësues
  • Fatbardha Hoxha mësuese
  • Indrit Fagu mësues
  • Etleva Ruçi mësuese
  • Zylyftar Plaku Kryetar Bordi
  • Igli Zhupa Qeveria e nxënësve

Objekti, baza ligjore, fusha

 

Objekti i Rregullores është përcaktimi i rregullave të detyrueshme për zbatim në Gjimnazin “Petro N. Luarasi” në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor. Rregullorja bazohet në ligjin 69/2012 “Për Sistemin Arsimin Parauniversitar në Shqipëri”, i ndryshuar dhe në aktet nënligjore në fuqi, Dispozitat Normative, miratuar nga MASh Nr. 343 datë 19.08.2013 dhe Urdhërin Nr. 31 datë 28.01.2020 nga MASR për Miratimin e Rregullores për Funksionimin e Institucioneve Arsimore Parauniversitare në Republikën e Shqipërisë.

 

  1. Himni dhe flamuri kombëtar

 

Himni Kombëtar këndohet nga nxënësit e shkollës sonë të hënën e parë të çdo muaji para fillimit të mësimit dhe në raste ceremonish.

Flamuri Kombëtar i Republikës së Shqipërisë vendoset në shkollë.

Pjesa I

Procedurat e regjistrimit të nxënësve në klasën e X

 

  1. Regjistrimi në klasën e dhjetë bëhet në dy javët e para të muajit korrik me plotësimin e formularit nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore sipas shtojcës nr. 4, bashkalidhur Rregullores.
  2. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë vetëm nxënësit e shkollave të arsimit bazë të zonës së gjimnazit “Petro Nini Luarasi” sipas planifikimit paraprak të Zyrës Vendore  Arsimore Tiranë ( ZVAT) :
  • Edith Durham,
  • Emin Duraku
  • Dëshmorët e Lirisë
  1. Nxënësit që nuk i përkasin zonave regjistrohen në gjimnaz pas marrjes së konfirmimit nga ZVAT.

 

Pjesa II

Organizimi i mësimit në shkollë

 

  1. Veprimtaria në shkollë vijon 5 (pesë) ditë në javë, nga e hëna deri të premten.
  2. Paraqitja në shkollë në orën 7:40 
  3. Nxënësit grumbullohen brenda territorit të brendshëm të shkollës, sipas klasave përkatëse, rreshtohen dhe udhëhiqen nga mësuesi kujdestar për të hyrë në mjediset e brendshme të shkollës, ku zhvillohet mësimi.
  4. Dera e shkollës mbyllet në orën 800. Nxënësit që vijnë mbas kësaj ore, futen në mësim vetëm kur prindi dërgon mesazh në telefon te mësuesi kujdestar për vonesën e nxënësit në shkollë ose sekretarinë e shkollës.
  5. Ora e mësimit zgjat 45 minuta ose dy orë nga 45 minuta.
  6. Pas çdo ore mësimi ka pushim 5 minuta.
  7. Pushimi i madh fillon në 1025-1045.
  8. Mësimi përfundon në orën 1400.
  9. Shkurtimi i orarit të procesit mësimor, vendoset nga drejtoria e shkollës për arsye të vecanta sipas përcaktimeve ligjore duke vënë në dijeni dhe ZVAT ose lajmërimeve të emergjencës.
  10. Mësuesi nuk e ndërpret procesin mësimor për të komunikuar me një person tjetër.
  11. Për të lehtësuar mbarëvajtjen e shkollës drejtori cakton mësues ditor.

 

Kurrikula e gjimnazit

 

  1. Kurrikula bazohet në LAPU dhe në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  2. Zbatimi i kurrikulës në gjimnaz mbështetet në dokumentet kurrikulare dhe udhëzimet e Ministrit
  3. Kurrikula e gjimnazit është e organizuar në kurrikul bërthamë, kurrikula me zgjedhje dhe kurrikula me bazë shkolle.
  4. Kurrikula bërthamë është e detyrueshme dhe e përbashkët për të gjithë nxënësit.
  5. Kurrikula me zgjedhje fokusohet në lëndët/modulet që nuk zhvillohen në kurrikulën bërthamë. Në shkollën tonë zhvillohen module të aprovuara nga ASCAP.
  6. Kurrikula në bazë shkolle nuk është e detyruar për nxënësit; ajo i mundëson nxënësit të zhvillojë aftësitë nëpërmjet moduleve kurrikulare, projekteve ndërkurrikulare apo veprimtarive të tjera shkollore.
  7. Shkolla ka detyrimin t’i sigurojë secilit nxënës:
  • Kurrikulën bërthamë të plotë,
  • Numrin e orëve mësimore të kurrikulës me zgjedhje,
  • Numrin e orëve për shërbimin komunitar.

 

Procedurat për kurrikulën me zgjedhje në gjimnaz

 

  1. Drejtori i IA, mësuesit kujdestarë dhe ekipet lëndore a)informojnë nxënësit për listën e lëndëve/moduleve me zgjedhje që ofron shkolla për secilën klasë b) sigurojnë formularët përkatës për t’u plotësuar nga nxënësit.
  2. Drejtori i IA miraton, brenda muajit gusht, planin e kurrikulës me zgjedhje për çdo lëndë/modul me zgjedhje dhe përcakton mësuesit që do t’i zhvillojnë.
  3. Procedurat për kurrikulën me zgjedhje përcaktohen me udhëzim të ministrit.
  4. Nuk lejohet që nxënësi ta ndërrojë lëndën me zgjedhje gjatë vitit shkollor.

 

Veprimtaritë plotësuese dhe jashtëshkollore

 

  1. Veprimtaritë plotësuese dhe jashtëshkollore planifikohen nga drejtoria, në bashkëpunim me këshillin e mësuesve, bazuar në udhëzimin e vitit shkollor, si dhe me miratimin e ZVAT.
  2. Veprimtaritë plotësuese dhe jashtëshkollore përfshijnë:
  3. veprimtari social-kulturore, artistike, sportive, letrare, shkencore, mjedisore;
  4. ekskursione, vizita dhe konkurse që plotësojnë e thellojnë kurrikulën
  5. festime të ditëve të shënuara
  6. Veprimtaritë plotësuese dhe ato jashtëshkollore që zhvillohen në nivel shkolle pasqyrohen në një dokument ku shënohen synimi i veprimtarisë e pjesëmarrja dhe përshkruhet përmbledhtas ecuria e saj.
  7. Veprimtaritë plotësuese, ato jashtëshkollore dhe veprimtari të tjera, si olimpiadat, zhvillohen pa cënuar orët mësimore të parashikuara në planin mësimor.
  8. Pjesëmarrja e nxënësve në këto veprimtari është vullnetare dhe gjithëpërfshirëse.
  9. Veprimtaritë e nxënësve përmbushin kushtet e sigurisë, të ruajtjes së jetës dhe të shëndetit të tyre.

Ekskursionet me nxënësit

  1. Ekskursionet me nxënësit duhet të garantojnë kushtet e sigurisë dhe të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe të punonjësve arsimorë.
  2. Drejtori paraqet në ZVA planin vjetor të ekskursioneve që në fillim të vitit mësimor dhe të paktën dy javë para çdo ekskursioni, të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme:
  3. qëllimin e ekskursionit;
  4. përshkrimin e etapave të ekskursionit;
  5. miratimin me shkrim të personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve;
  6. dokumentet e agjencisë për transportin e nxënësve (licensa e shoferëve, dokumenti i gjendjes teknike të automjeteve);
  7. të dhënat për ushqim;
  8. kushtet e fjetjes;
  9. burimet e financimit;
  10. Titullari i ZVA miraton me shkrim kryerjen e ekskursionit.
  11. Shpenzimet financiare për ekskursionet me nxënësit mbulohen me dëshirë nga personat që ushtojnë përgjegjësinë prindërore në masën jo më shumë se tarifa e miratuar, sipas kuadrit ligjor në fuqi. Drejtori harton dokumentin e nevojshëm të shpenzimeve financiare për ekskursionet, dokument i cili është objekt inspektimi.
  12. Shpenzimet financiare për ekskursione të punonjësve arsimorë mbulohen nga vetë punonjësit arsimorë.
  13. Burimet financiare te IA-së, si dhurime, donacione, kontribute të personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve ose fonde të siguruara nga shkolla nëpërmjet shërbimeve për të tretët, nuk mund të përdoren për ekskursione.

Komisioni i Etikës dhe Sjelljes në IA

  1. Sjellja etike e punonjësit arsimor bazohet në parimet, vlerat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Etikës së Mësuesit, LAPu, legjislacionin në fuqi për marrëdhëniet e punës dhe Kontratën Kolektive të punës.
  2. Sjellja etike e punonjësit është në funksion të përmbushjes së pritshmërive të nxënësve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të tyre, ku përmbushja e detyrimeve ndaj tyre është mbi interesat e çdo punonjësi arsimor.
  3. Punonjësi arsimor duhet të përmbushë dimensionin etik në përgjithësi dhe atë të integritetit në veçanti.
  4. Punonjësi arsimor ka detyrim që, gjatë veprimtarisë së tij, të zbatojë standardet dhe kërkesat etike në nivelin që kërkohen në Kodin e Etikës. Devijimet nga niveli i kërkuar konsiderohen shkelje të këtij Kodi.
  5. Punonjësi arsimor është përgjegjës për reputacionin e shkollës dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij duhet të jetë model i integritetit.
  6. Punonjësi arsimor ushtron përgjegjësitë dhe kompetencat duke u mbështetur në: përkushtimin ndaj nxënësit; përkushtimin ndaj profesionit; përkushtimin ndaj mjedisit arsimor.
  7. Punonjësi arsimor zbaton rregullat e sjelljes etike kur: vepron me ndershmëri, profesionalizëm, objektivitet, përkushtim e paanshmëri në zbatimin e detyrave të ngarkuara; shmang çdo formë të diskriminimit dhe kontribuon për zbatimin e një politike të mundësive të barabarta për të gjithë; respekton standardet bazë të sjelljes të komunikimit brenda dhe jashtë mjedisit të shkollës; kontribuon në zbatimin e një politike të hapur komunikimi, inkurajon dialogun, diskutimet e hapura dhe pa paragjykime; nuk nxjerr apo përdor privatisht informacione konfidenciale,të siguruara nëpërmjet punës në IA; shmang pjesëmarrjet në veprimtaritë që përbëjnë konflikt interesi.
  8. Drejtorit apo punonjësit të autorizuar prej tij, i lejohet të komunikojë me mediat, si dhe të përdorë mjetet e komunkimit digjital për të bërë publike informacione që lidhen me shkollën dhe veprimtarinë mësimore vetëm me leje nga titullari i ZVA, i cili ka marrë paraprakisht konfirmimin nga titullari i DRAP Durrës.
  9. Nuk lejohet në asnjë rast hyrja në shkollë e personave të paautorizuar.

Masat disiplinore

  • Nxënësi merr masa disiplinore të lehta dhe masa disiplinore të rënda.Masat disiplinore të lehta jepen nga mësuesi në formë këshillimi dhe nuk shënohen në dosjen individuale të nxënësit dhe as në rregjistër.

Masat disiplinore të rënda jepen nga Komisioni i Disiplinës. Masat disiplinore të rënda është kur nxënësi shkel rregulloren e shkollës , ka raste të përsëritura sjelljet e pahijshme,  bëhet pengesë serioze për vazhdimin e procesit mësimor, përdor dhunë psikologjike, fizike , dhunë verbale apo cënon , fyen nxënësit e tjerë, mësuesit apo punonjës të institucionit arsimor duke përdorur fjalor të papërshtatshëm.

 Në masat disiplinore të rënda përfshihen:

  1. ” Paralajmërim për ulje të notës në sjellje “, DN neni 104 pika 10 pika a
  2. “ Ulje e notës në sjellje “, DN neni 104 pika b
  3. Kontribut në shërbim të komunitetit apo të IA
  4. Përjashtim i nxënësit nga IA jepet në rastet kur nxënësi nuk ka reflektuar në lidhje me vërejtjet e mëparshme dhe nuk ka vullnetin për të ndryshuar. Kjo është masa më ekstreme dhe merret vetëm nga Komisioni i Disiplinës.
    • Ndalohet të nxirret nxënësi nga ora e mësimit dhe jashtë shkollës për çështje e nevoja vetjake nga punonjësi arsimor, psikologu, oficeri i sigurisë, dhe sekretarja e shkollës neni 57/2 pika b,
    • Nxënësi është i detyruar të mirëmbajë mjediset e shkollës, bazën materiale, mjetet mësimore në rast dëmtimi paguhen në vlerën reale të sendit nga personi që ushtron përgjegjësi prindërore.

Aspekte financiare në IA

 

  1. Shkolla përfiton fonde financiare ose mbështetje materiale nga dhurues ose donatorë, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Shkolla lejohet të sigurojë të ardhura nga shërbime për të tretët sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tyre.
  3. NjVV-ja jep me qira mjedise të shkollës për veprimtari social-kulturore, artistike dhe sportive, jashtë kohës që zhvillon veprimtarinë IA dhe pa cënuar standardet e veprimtarive mësimore, pas konfirmimit nga drejtori, garantimit të pastërtisë së ambienteve dhe grafikut të aktiviteteve.

 

Pjesa III

Siguria në shkollë  

Shërbimi psiko-social në shkollë. Funksioni i shërbimit psiko-social

  1. Shërbimi psiko-social vlerëson gjendjen psiko-sociale të nxënësve  me probleme të nxënit ose sjelljes dhe, në bashkëpunim me mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe prindërit, planifikon e realizon shërbime të përshtatshme që ndihmojnë në zhvillimin arsimor, social dhe personal të nxënësit.
  2. Shërbimi psiko-social u ofrohet:
  3. nxënësve;
  4. mësuesve, në rastet kur kërkohet prej tyre apo kur drejtori e sheh të arsyeshme.
  5. Shërbimi psiko-social mbështet personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve dhe bashkëpunon me ta për zgjidhjen e situatave dhe në rastet e kërkuara prej tyre.

Detyrat kryesore të psikologut dhe të punonjësit social

 

  1. Psikologu/punonjësi social ka këto detyra kryesore në institucionin arsimor:
  2. identifikon e vlerëson, sa më herët, në bashkëpunim me mësuesit dhe personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, nxënësit me probleme të sjelljes ose me vështirësi në të nxënë, dhe harton e zbaton për këta nxënës plane individuale parandaluese ose rehabilituese;
  3. ndihmon punonjësit arsimorë, personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore dhe nxënësit në parandalimin ose eliminimin e abuzimeve të punonjësve arsimorë ndaj nxënësve, të nxënësve ndaj nxënësve dhe abuzimeve të vetë nxënësve nga duhani, alkooli, droga etj;
  4. Informon punonjësit e institucioneve arsimore për zhvillimet moshore tipike të nxënësve dhe problemet tipike që nxënësit hasin gjatë të mësuarit dhe të nxënit;
  5. ndihmon mësuesit kujdestarë dhe mësuesit lëndorë për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara;
  6. administron dhe interpreton teste psikologjike (nga psikologu);
  7. plotëson dosjet individuale për rastet e nxënësve që kanë përfituar nga shërbimi psikosocial;
  8. raporton me shkrim për çdo rast të provuar apo të dyshuar për abuzim të nxënësve nga punonjës arsimorë dhe nga personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve te drejtuesi i NjShPS dhe drejtori i shkollës.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e oficerit të sigurisë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të oficerit të sigurisë janë:

  1. Monitoron mjedisin e shkollës në mënyrë të vazhdueshme rreth situatave të dyshimta, hyrjes së personave të paautorizuar apo cënimit të pronës së IA.
  2. Parandalon dhe menaxhon rastet emergjente dhe të dhunës në shkollë.
  3. Kontribuon në ndërgjegjësimin e nxënësve për rregullat, ligjin dhe drejtësinë.
  4. Merr pjesë në takimet me personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve dhe në takimet periodike të stafit mësimor për evidentimin e problematikave dhe diskutimin e zgjidhjeve për sigurinë në shkollë, sa herë kërkohet nga drejtori i shkollës.
  5. Bashkëpunon me drejtorinë e shkollës dhe stafin mësimor për të garantuar dhe për të krijuar një mjedis të sigurt në shkollë.
  6. Ndërvepron me drejtorinë e IA dhe stafin e saj duke ndërhyrë dhe parandaluar në rastet e thyerjes së disiplinës, menaxhimit të krizave dhe në rastet e emergjencave.
  7. Krijon një plan sigurie të IA duke përcaktuar rreziqet e mundshme e daljet e emergjente dhe duke minimizuar burimet e aksidenteve.
  8. Bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe shërben si ndërlidhës mes PolicisëSë Shtetit dhe komunitetit, me qëllim parandalimin e veprave penale.
  9. Evidenton situatat e parregullta të rendit dhe të sigurisë publike brenda dhe jashtë peimetrit të IA-së dhe njoftn oficerin e policimit në komunitet.
  10. Shërben si oficer raportues dhe menaxhues i situatave që mund të paraqesin rrezikshmëri në mjediset e IA-së.
  11. Bashkëpunon dhe ndërmjetëson me punonjësin e shërbimit psiko-social në situata konfliktesh benda mjediseve të IA-së.
  12. U ofron personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve asistencë për zgjidhjene e situatave të ndryshme dhe për menaxhimin e konflikteve.
  13. Përshtatet me komunitetin e zonës.
  14. Realizon takime informuese me stafin mësimor, me nxënësit dhe me personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve për rastet që paraqesin rrezikshmëri shoqërore, me qëllim që të rritë ndërgjgjësimin qytetar.
  15. Zbbaton parimet etike për ruajtjene konfidencialitetit të rasteve të veçanta e të ndjeshme.
  16. Zhvillon kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve, vetëm në raste emergjente ose me vendim nga drejtoria e IA-së.

 

Pjesa V

 

Vlerësimi i nxënësit

 

  1. Vlerësimi i nxënësit për arritjen e kompetencave të fushave/lëndëve të të nxënit në klasat X-XII, bëhet me notë dhe realizohet me:
  2. vlerësimin e vazhduar,
  3. vlerësimin me test ose detyrë përmbledhëse,
  4. vlerësimin e portofolit të nxënësit.
  5. Vlerësimi përfundimtar kryhet në fund të vitit shkollor me notë, referuar niveleve të arritjes.
  6. Nota përfundimtare përfshin notën vjetore si më poshtë:
  7. notën vjetore të vlerësimit të vazhduar për të tri periudhat,
  8. notën vjetore të vlerësimit me test ose detyrë përmbledhëse për të tri periudhat,
  9. notën vjetore të vlerësimit të portofolit të nxënësit për të tri periudhat.

 

 

Testimi me short për të evidentuar arritjet e nxënësve

 

  1. Drejtoria e IA organizon testime me short për të gjitha lëndët ose fushat e të nxënit dhe të gjitha klasat, për të evidentuar arritjet e nxënësve në një periudhë të caktuar.
  2. Procedurat e shortit, periudha dhe numri i testimeve caktohen nga dejtoria e IA, pas këshillimit me këshillin e mësuesve.
  3. Testet korrigjohen nga ekipi lëndor i kryesuar nga një prej drejtuesve të IA-së.
  4. Notat e nxënësve në testimet me short konsiderohen si nota të testeve ose detyrave përmbledhëse për periudhën përkatëse.

 

 

Sesioni i dytë

 

  1. Nxënësi vlerësohet në sesionin e dytë kur është jokalues në një ose dy lëndë
  2. Mësuesi i jep nxënësit detyra konkrete për t’i zhvilluar gjatë verës dhe një program orientues për t’u parapërgatitur. Nxënësi i nënshtrohet provimit me shkrim të hartuar nga mësuesi i lëndës dhe të miratuar nga ekipi lëndor. Vlerësimi i tij bëhet nga komisioni i ngritur nga drejtori, i përbërë nga tre anëtarë.
  3. Kur nxënësi nuk paraqitet në provim për arsye të dokumentuara ligjërisht, drejtori cakton një datë tjetër brenda sesionit të dytë.

 

 

 

Mbetja në një lëndë, mbetja në klasë, përsëritja e klasës

 

  1. Vendimin për përcaktimin jokalues të nxënësit në një lëndë e merr mësuesi i lëndës.
  2. Nxënësi është mbetës në klasë kur:
  3. është jokalues të paktën në tri lëndë
  4. është jokalues të paktën në një lëndë në sesionin e dytë
  5. ka masën disiplinore “Ulje e notës në sjellje” dhe nuk e ka përmirësuar atë deri në fund të vitit shkollor.
  6. figuron i paklasifikuar për shkak të mungesave.
  7. Nxënësi mbetës e përsërit klasën në vitin pasues, kur është brenda moshës së përcaktuar në LAPU.

 

 

 

 

Pjesa VI

 

Të drejtat dhe detyrat e mësuesit

 

  1. Mësuesi ka të drejtë:
  2. të kryejë punën në kushte të sigurta për jetën dhe shëndetin e tij;
  3. të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme nga kushdo, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim;
  4. të marrë pjesë në veprimtari shkencore.
  5. të informohet në kohë nga drejtori i IA për dokumentet zyrtare që kanë lidhej me veprimtarinë e tij.
  6. t’i krijohen mundësitë për zhvillimin profesional
  7. të marrë pjesë në veprimtari shkencore vendore, kombëtare e ndërkombëtare.
  8. Mësuesi ka për detyrë:
  9. të përmbushë detyrimet që lidhen me ushtrimin e profesionit të mësuesit;( dorëzimin e testeve me relacionet përkatëse në fund të çdo periudhe )
  10. të zbatojë Kodin e Etikës së Mësuesit ;
  11. të trajtojë këdo, në mjediset e e IA-së, me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar, dhe të moralshme, pa presione, tone të lartë të zërit, pafyerje, pa diskriminim, pa dhunë;
  12. të përkujdeset për mbarvajtjen e çdo nxënësi të tij gjatë orarit të procesit mësimor kur ai ka nevoje për përkujdesje, me kërkesë të mësuesve të tjerë, stafit drejtues, oficerja e sigurisë, psikologut.
  13. të japë ndihmesën e tij për mbarvajtjen e institucionit ku punon.
  14. Mësuesit detyrohen të paraqiten në shkollë në orën 7 e 45 minuta sipas DN dhe largohen në 13 e 45 minuta. Mësuesi largohet nga mësimi duke vënë në dijeni drejtorinë vetem në raste të veçanta për arsye shëndetësore, aktivitete, trajnime etj.
  15. Largesat nga orët e mësimit të mësuesit konsiderohen si të pajustifikueshme dhe do të konsiderohen si thyerje e disiplinës shkollore dhe e rregullores së shkollës.  Mësuesit i ndalohet të shkojë me vonesë në orën e mësimit për çdo lloj arsye të pajustifikuar. Mësuesi është i detyruar që të futet në mësim sapo të bjerë zilja për fillimin e mësimit.
  16. Për asnjë arsye nuk është e lejueshme që mësuesi të nxjerrë nga klasa nxënësit gjatë procesit mësimor, në rast të kundërt kjo merret në shqyrtim nga drejtoria e shkollës dhe shoqërohet me masat përkatëse. Neni 57 DN
  17. Drejtuesve, mësuesve, nxënësve dhe punonjësve të shërbimit, nuk u lejohet në mënyrë kategorike  përdorimi i dhunës fizike apo psikologjike, kërcënimi, fyerja, apo cdo veprim tjetër ndaj kujtdo brenda ambienteve të shkollës, i cili bie ndesh me normat e sjelljes në shoqëri.
  18. Në shkollë ndalohet rreptësisht përdorimi i lëndëve narkotike, alkoolit, duhanit, mbajtja e armëve të ftohta apo të zjarrit, nga nxënësit dhe personeli i shkollës, si dhe nga cdo individ tjetër i cili gëzon të drejtën për të hyrë në ambientet e shkollës.  
  19. Mësuesve u ndalohet përdorimi i celularit  gjatë procesit mësimor. Në rastet kur duhet të përdoret në funksion të mësimit apo aktivitetit mësimor vihet në dijeni drejtori apo nëndrejtori.
  20. Ndalohet rreptësisht mësuesi të filmojë kolegët pa dijeninë e tyre. Në rast publikimi të videove apo fotove pa dijeninë e tyre për qëllime dashakeqe dënohet sipas ligjeve në fuqi.
  21. Mësuesit i ndalohet të publikojë foto, video të nxënësve në rrjetet sociale pa lejen e personit që ushtron përgjegjësi prindërore.
  22. Mësuesit i ndalohet të komunikojë brenda mjediseve të shkollës dhe gjatë orarit të punës me median në të gjitha format pa u konsultuar më parë me drejtorin. Vetëm drejtori i jep lejen mësuesit për të dhënë deklarata apo intervista për median brenda orarit të punës dhe në mjediset e shkollës.
  23. Mësuesit i ndalohet të konsumoj duhan, pije alkolike, pije narkotike në ambjentet e shkollës.
  24. Mësuesit që nuk mund të paraqiten në punë, njoftojnë si rregull me një mesazh në celular apo telefonojnë drejtorin një ditë përpara, duke sqaruar problemin që kanë. Nëse kjo nuk është e mundur njoftimi në këtë mënyrë të bëhet të paktën 30 minuta para fillimit të orës së parë të mësimit.
  25. Mësuesi që mungon për arsye shëndetësore apo arsye të parashikuara në Kodin e Punës apo kontratën e punës, duhet që të paraqesë ditën kur vjen në punë edhe raportin mjekësor apo dokumentin që vërteton arsyen e mungesës.
  26. Lejohet përdorimi i telefonit celular nga drejtori i shkollës, nëndrejtorët kur nuk janë duke zhvilluar mësim, mësuesit në zyrat e drejtorisë, salla e mësuesit kur duhet të komunikojnë për raste urgjente me prindërit e nxënësve etj., punonjësi i shërbimit të rojës vetëm për qëllim komunikimi pune dhe punonjësit ndihmës vetëm në mjediset e posaçme.

 

 

 

Mësuesi kujdestar

 

  1. Të ndjekë çdo ditë frekuentimin e nxënësve të klasës së tij dhe plotësojë mungesat në fund të regjistrit
  2. Mësuesi kujdestar ka te drejte te vleresoje si të arsyetura ose jo mungesa deri ne 3 ditë mësimi në muaj.
  3. Kur konstaton largime nga orët e mësimit ose mungesa të paarsyetuara lajmëron prindin.
  4. Të bashkëpunojë me psikologen.
  5. Për problematikën e hasur në mbarëvajten e klasës në drejtim të zhvillimit të proçesit mësimor-edukativ vë në dijeni këshillin e prindërve dhe kërkon ndihmën e tyre për zgjidhje.
  6. Informon prindin rreth mbarëvajtjes së fëmijëve të tyre duke e dokumentuar në dosjen e klasës me proces verbal.
  7. Propozon marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve dhe e paraqet atë para komisionit të etikës.
  8. Mësuesi kujdestar përgatit për çdo nxënës vlerësimet dhe ia dorëzon prindit të tij.
  9. Mësuesi e ka të ndaluar të përmend me emër nxënës të klasës për arritjet ose mosarritjet e tyre.
  10. Mësuesi kujdestar duhet të kujdeset:
  11. a) për të krijuar atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në mes nxënësve; për nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me vështirësi në të nxënë, të sapoardhurit dhe ata me shqetësime të sjelljes; për ndjekjen e shkollës nga nxënësit;
  12. për plotësimin e pëlqimeve të nxënësve të kurrikulës me zgjedhje;
  13. Mësuesi kujdestar bashkëpunon me psikologun/punonjësin social dhe mjekët.
  14. Mësuesi kujdestar ka për detyrë të plotësojë faqet e regjistrit të klasës.
  15. Harton Planin Vjetor të orëve të kujdestarisë, i cili miratohet nga drejtori/nëndrejtori i shkollës.

 

Mësuesi dezhurn

  1. Mësuesi me shërbim javor e merr detyrën ditën e hënë në mëngjes dhe e dorëzon ditën e premte me mbarimin e mësimit.
  2. Ndjek zbatimin me korrektësi të regjimit ditor në shkollë.
  3. Merr regjistrat në mëngjes dhe i sjell ato pas mësimit me përgjegjësi në sekretarinë e shkollës.
  4. Koordinon punën e tij me drejtuesit e shkollës.
  5. Në mungesë të drejtuesve të shkollës, përgjigjet për çdo gjë në shkollë.
  6. I bie ziles për fillimin e mbarimin e orëve të mësimit.
  7. Për parregullsi ose mangësi në procesin mësimor raporton me shkrim në drejtorinë e shkollës.

Pjesa VII

 

Të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësit

 

Nxënësi ka të drejtë:

  1. të kryejë veprimtarinë e tij në IA në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin;
  2. të shfaqë lirisht mendimin e tij në të gjitha format e komunikime me gojë, me shkrim, publikisht për problemet që shqetësojnë atë, klasën e tij apo shkollës.
  3. të trajtohet me respekt, me dinjitet , në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në IA, pa presione, pa drejtësi, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhunë;
  4. t’i merret parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje;
  5. të zgjedhë apo të zgjidhet në Këshillin e Klasës, Senat, Bordin e shkollës apo organizma të tjera demokratike.
  6. të ankohet në drejtorinë e shkollës ose Komisionin e Etikës e Sjelljes, kur gjykon se ka të drejtë.

Nxënësi  ka për detyrë :

  1. të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe punonjësve të IA-së;
  2. të respektojë rregulloren e brendëshme të IA-së

Paraqitja e nxënësit në shkollë.

  1. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë me uniformën e shkollës, këpucë të sheshta ose atlete sportive, pantallona xhins të thjeshta.
  2. Djemtë nuk duhet të vinë në shkollë me pantallona të shkurtra ose treçerekshe, as me kapele të cdo lloje dhe syze dielli.
  3. Nxënësi duhet të kujdeset për higjenën vetijake.
  4. Nxënësi të paraqitet me veshje të përshtatshme, në raste eskursionesh, festash dhe aktivitetesh të ndryshme sportive apo kulturore.
  5. Nxënësi ndalohet të paraqitet në shkollë me aksesore të ndryshëm, të papërshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
  6. Vajzat nuk duhet të vijnë në shkollë me veshje dekolte, minifunde, këpucë me taka të larta, pantallona të shkurtra apo treçerekshe, stretche me përjashtim të aktiviteteve të drejtuara nga mësuesi dhe me miratimin e tyre.
  7. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë i pajisur patjetër me çantën shkollore, me libra e mjete të tjera mësimore sipas kërkesës të çdo lënde.
  8. Nxënësi ka për detyrë ti japë prindit të gjitha shënimet e bëra nga mësuesi dhe Drejtoria.
  9. Nxënësit i ndalohet rreptësisht korigjimi, fshirja apo manipulimi i fletës informuese të plotësuar nga mësuesi kujdestar, mësuesi i lëndës dhe Drejtoria e Shkollës. Ai ka për detyrë t’ia tregojë prindit dhe pasi prindi ta firmosë nxënësi ja kthen fletën përsëri mësuesit kujdestar.

Rregullat e sjelljes

  1. Nxënësit i ndalohet të sjellë apo të përdorë në shkollë:

lëndë narkotike,

duhan,

alkool,

  1. armë të ftohta ose armë zjarri. Në rastin e mbajtjes apo përdorimit të lëndëve narkotike, armëve të ftohta apo të zjarrit, Drejtoria e Shkollës njofton policinë, personin që ushtron përgjegjësi prindërore për nxënësin, ndërkohë nxënësi shoqërohet nga psikologu, mësuesi kujdestar.
  2. Në rastin e konsumimit të duhanit, pije alkoolike në ambjentet e shkollës nxënësi kalon në Komisionin  e Disiplinës.
  3. Nxënësit nuk i lejohet të mbajë celular në orën e mësimit. Celularët dorëzohen tek mësuesi kujdestar dhe mbyllen në dollapët e klasës deri në mbarimin e orarit të mësimit. Nëse nxënësi përdor celularin në orën e mësimit njoftohet prindi nëpërmjet mësuesit kujdestar. Në rast përsëritje i nënshtrohet masave të përshkallëzuara.
  4. Ndalohet rreptësisht filmimi i mësuesve , nxënësve në klasë apo në ambientet e shkollës me celular. Lejohet filmim vetëm në rastet kur merret leje në drejtori vetëm për aktivitete apo projekte në funksion të mësimit apo të aktiviteteve shkollore.
  5. Nxënësit nuk i lejohet të iki pa leje nga klasa, shkolla apo nga ambientet e tjera(palestër, fushat sportive). Në rast largimi mungesa e nxënësit pasqyrohet me mungesë (m) në regjistër dhe njoftohet mësuesi kujdestar dhe personi që ushtron përgjegjësi prindërore.
  6. Nxënësit i jepet leje për tu larguar nga shkolla për arsye të ndryshme vetëm kur në shkollë paraqitet personi që ushtron përgjegjësi prindërore.
  7. Nxënësi del nga shkolla me leje të drejtorit apo nëndrejtorit vetëm për raste të vecanta.
  8. Në rastet kur vjen me vonesë i shoqëruar nga personi që ushtron përgjegjësi prindërore justifikohet mungesa e ardhjes me vonesë në nëndrejtori ose drejtori.
  9. Justifikimi i mungesave në shkollë bëhet nga prindi cdo ditë ose të premten e asaj jave  nga ora 12 e 30 deri 13 e 30 tek nëndrejtori dhe për maturat tek drejtori i shkollës. Raporti mjekësor dorëzohet në nëndrejtori.
  10. Në rastet kur nxënësi mungon për një afat të gjate kohor njoftohet mësuesi kujdestar dhe dokumentohet nga prindi në drejtorinë e shkollës.
  11. Nxënësit i jepet leje për aktivitete sportive vetëm kur ai ka paraqitur në shkollë leje nga federata e sporteve për ushtrim të aktivitetit sportiv.

Mungesat e nxënësve

 

  • Kur nxënësi ka munguar 30% të oreve vjetore lëndore qoftë dhe me arsye ai vlerësohet me shkrim nga mësuesi i lëndës për temat e mësimit që ai ka munguar. Nota i shënohet në kolonat përkatëse në regjistër dhe është pjesë e vlerësimit të vazhduar.
  • Kur nxënësi ka munguar mbi 30% të oreve vjetore lendore,nuk klasifikohet ne ate lende.
  • Kur nxenesi mungon me shume se 30% te oreve totale vjetore te planit mesimor,mbetet ne klase.

 

  • Në rast kur nxënësi merr 30 mungesa pa arsye paralajmërohet me shkrim nga Drejtori i shkolles për masën përjashtim dhe në rastet kur bënë edhe 15 mungesa të tjera pa arsye përjashtohet nga shkolla dhe humbet vitin shkollor.Masa ndaj nxenesit ruhet ne arkivin e shkolles per 3 vjet.

Masat disiplinore

  • Nxënësi merr masa disiplinore të lehta dhe masa disiplinore të rënda.Masat disiplinore të lehta jepen nga mësuesi në formë këshillimi dhe nuk shënohen në dosjen individualetë nxënësit dhe as në rregjistër.

Masat disiplinore të rënda jepen nga Komisioni i Disiplinës. Masat disiplinore të rënda është kur nxënësi shkel rregulloren e shkollës , ka raste të përsëritura sjelljet e pahijshme,  bëhet pengesë serioze për vazhdimin e procesit mësimor, përdor dhunë psikologjike, fizike , dhunë verbale apo cënon , fyen nxënësit e tjerë, mësuesit apo punonjës të institucionit arsimor duke përdorur fjalor të papërshtatshëm.  Në masat disiplinore të rënda përfshihen:

  1. ” Paralajmërim për ulje të notës në sjellje “, DN neni 104 pika 10 pika a
  2. “ Ulje e notës në sjellje “, DN neni 104 pika b
  3. Kontribut në shërbim të komunitetit apo të IA
  4. Përjashtim i nxënësit nga IA jepet në rastet kur nxënësi nuk ka reflektuar në lidhje me vërejtjet e mëparshme dhe nuk ka vullnetin për të ndryshuar. Kjo është masa më ekstreme dhe merret vetëm nga Komisioni i Disiplinës.
    • Ndalohet të nxirret nxënësi nga ora e mësimit dhe jashtë shkollës për çështje e nevoja vetjake nga punonjësi arsimor, psikologu, oficeri i sigurisë, dhe sekretarja e shkollës neni 57/2 pika b,
    • Nxënësi është i detyruar të mirëmbajë mjediset e shkollës, bazën materiale, mjetet mësimore në rast dëmtimi paguhen në vlerën reale të sendit nga personi që ushtron përgjegjësi prindërore.

 

 

 

 

 

 

Kjo rregullore hyn në fuqi menjeherë.

 

 

 

 

Shtator 2020

Drejtoria e Shkollës

Rruga Sami Frashëri, Tirane, Albania

Na ndiqni në: