RREGULLORJA E SHKOLLES

 

Nxënësi i kësaj shkolle duhet të respektojë rregullat e brendshme të saj:

 

  1. Paraqitja në shkollë në orën 07.40.
  2. Rreshtimi i nxënësve në oborrin e shkollës në orën 7.45-7.55 (vetëm ditën e hënë).
  3. Hyrja e nxënësve në klasa bëhet në rresht për dy, në orën 7.45-7.55.
  4. Dera e shkollës mbyllet në orën 7.55. Nxënësit që vijnë pas kësaj ore nuk do të pranohen në mësim në orën e parë, duke marrë mungesë pa arsye.
  5. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë me uniformën shkollore dhe të gjitha mjetet mësimore.
  6. Uniforma e shkollës përbëhet; nga këpucë të sheshta ose atlete sportive, pantallona xhins të thjeshta (blu ose të zeza, të gjata, të pagrisura, jo tip streçe); bluza dimërore me logon e shkollës, për periudhën vjeshtë-dimër dhe bluza verore me mëngë të shkurtra me logon e shkollës, për periudhën pranverë-verë.
  7. Djemtë nuk duhet të vijnë në shkollë me tuta apo pantallona treçerekshe, as me kapelë të çdo lloji.
  8. Djemtë nuk duhet të vijnë në shkollë me tatuazhe, me mjekër të papastruar dhe prerja e flokëve duhet të jetë normale, jo estravagante.
  9. Vajzat nuk duhet të përdorin asnjë lloj tualeti (krempudër, rimel, penel, buzëkuq, ton), as pirsa dhe as tatuazhe.
  10. Vajzat do të përdorin tualet vetëm në rastet e aktiviteteve shkollore dhe me miratimin e mësuesve që drejtojnë aktivitetin.
  11. Vajzat nuk duhet të vijnë në shkollë me veshje dekolte, minifunde, këpucë me taka të larta, pantallona të shkurtra apo treçerekëshe, me përjashtim të aktiviteteve të drejtuara nga mësuesit dhe me miratimin e tyre.
  12. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë i pajisur patjetër me çantën shkollore, me libra e mjete të tjera mësimore, sipas kërkesave të çdo lënde.
  13. Nxënësi ka për detyrë t’i japë prindërit të gjitha shënimet e bëra nga mësuesi dhe drejtoria që kanë për qëllim, informimin e prindërve në lidhje me mbarëvajtjen e nxënësit në shkollë.
  14. Nxënësit i ndalohet rreptësisht korrigjimi, fshirja, apo manipulimi i FLETES INFORMUESE të plotësuar nga mësuesi kujdestar, mësuesi i lëndës dhe drejtoria e shkollës. Ai ka për detyrë t’ia tregojë prindit dhe pasi prindi ta firmosë nxënësi ia kthen fletën mësuesit kujdestar.
  15. Ndalohet rreptësisht përdorimi i duhanit, i pijeve alkoolike, apo i çdo lloj droge (sipas Dispozitave Normative).
  16. Ndalohet rreptësisht mbajtja e sendeve me rrezikshmëri shoqërore, si mjete të forta (thika, kaçavida, doreza, etj.), ose i mjeteve zgjarri lodër për të trembur të tjerët.
  17. Ndalohet rreptësisht përdorimi i celularëve në orën e mësimit. (Në rast se nxënësi do të përdorë celular në orën e mësimit, celulari do të merret dhe do të dorëzohet në drejtorinë e shkollës deri në fund të vitit shkollor).
  18. Ndalohet rreptësisht filmimi apo fotografimi i mësuesit në orën e mësimit pa dijeninë e tij.
  19. Nuk lejohet dalja e nxënësve nga ora e mësimit dhe lëvizja pa arsye në korridoret e shkollës gjatë pushimeve 5 minutëshe.

 

Drejtoria e Shkollës

Rruga Sami Frashëri, Tirane, Albania

Na ndiqni në: