Pena e Petroninsave

“Petroninasit”, në një realitet të merituar dhe të shumëpritur

 

Shkolla Petro Nini Luarasi ka krijuar një kulturë të re pune dhe komunikimi, së pari me këshillin pedagogjik dhe më pas me nxënësit, prindërit, dhe komunitetin. Mundëson kushte që të gjithë nxënësit të arsimohen në bazë të mundësive të barabarta, duke nxitur dhe përkrahur fuqishëm edhe nxënësit me prirje të veçanta. 

 

Procesi mësimor zhvillohet  gjithmonë në mënyrë aktive dhe në përshtatje me nivelin e aftësive dhe interesave të nxënësve. Gjithmonë duke u përpjekur të ndërtojë  një klimë mbështetëse dhe inkurajuese për të gjithë aktorët bashkëveprues. 

 

C:\Users\Marin\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\IMG-20200304-WA0005-1024x843.jpg

 

Investimet ndër vite në mësimdhënie  kanë qenë një tjetër “çelës i suksesit” në “Petro Nini Luarasi”, i cili garanton ecurinë nëpërmjet orientimit drejt së ardhmes.

C:\Users\Marin\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\index.jpg

Gazeta e shkollës Petro Nini Luarasi

        Editoriali

        Intervistat: Alma Rusi, Linda Hatibi, Alma Memo

        Klubi “Youth Club”

        Klubi i Karrierës

        Klubi i Arteve

        Sporti

        Zbavitje

        Teknologjia dhe shkenca

Punës së stafit pedagogjik i bashkëngjitet  pasioni dhe ambicia  pozitive për të qenë gjithmonë pararojë në rezultate dhe arritje. Arritje të cilat në përvjetorin e 60-të të krijimit të shkollës kurorëzohen me  dekorimin  nga Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta, me titullin: “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivimin “Në shenjë mirënjohjeje me rastin e 60-vjetorit të themelimit, për veprimtarinë e çmuar arsimore, si dhe për edukimin dhe kultivimin e vlerave morale e njerëzore të brezave të rinj, duke i bërë shembull të qytetarisë në shoqëri”, por jo vetëm. Në renditjen  midis gjimnazeve të Tiranës sipas Kartës së Performancës për vitin mësimor 2018-2019  në mënyrë të merituar “Petro Nini Luarasi” rrëmben vendin e parë, duke lënë pas gjimnazet “Qemal Stafa”, “Ismail Qemali” si dhe “Sami Frashërin”.

 

 

C:\Users\Marin\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\KLASA.PNG

 

 

Klubi “Youth Club”

Tema:Diskutim me autoren Vera Bekteshi në Muzeun e Gjetheve.

Aktiviteti u zhvillua në sallat e Muzeut të Gjethes. Në të ishte e ftuar Vera Bekteshi, një autore e librave të shumtë për komunizmin. Ajo ndau eksperiencat e saj si  një fëmijë e rritur në komunizëm dhe më pas si një grua e internuar. Nxënësit drejtuan pyetje në interes  të kuptimit jo vetem të librit që kishte shkruar, por edhe të përjetimeve që ndjente ajo në momente delikate të jetës së saj .

C:\Users\Marin\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\klubi yuth.png

Në aktivitet ishin të ftuar kolegë , nxënës të shkollave të ndryshme çka e bëri bisedën më atraktive dhe gjithëpërfshirëse e cila shpehherë kalonte në edhe në formën e debatit. Në fund nxënësit arritën të zgjeronin dijet e tyre mbi regjimin diktatorial të kohës së komunizmit dhe kuptuan thelbin e jetës së një të internuari. 

Sporti

 

Teknologjia dhe shkenca

 

Image result for technology clip art  

Klubi i Karrierës

C:\Users\Marin\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\klubi i karrieres.png

Klubi i Arteve

C:\Users\Marin\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\klubi i arteve.jpg