KURIOZITETE
kURIOZITETE RRETH SISTEMEVE ARSIMORE NE BOTE Shkolla e qytetit Montessori në Lucknow, Indi, është shkolla më e madhe në botë për sa i përket numrit të nxënësve, me më shumë se 32,000 nxënës.Nxënësit në Kinë marrin shumë detyra shtëpie. Nxënësit kanë një ngarkesë mjaft të madhe.Pakistani nuk u jep fëmijëve një të drejtë ligjore për arsimim falas. Vetëm fëmijët midis moshës 5 dhe 9 vjeç kanë të drejtën e arsimit të detyrueshëm.Pushimet verore në Kili fillojnë nga mesi i dhjetorit dhe mbarojnë në fillim të marsit. Janë 3 muaj të tërë larg shkollës.Fëmijët në Gjermani marrin një çantë veçantë të quajtur Schultüte, i cili është i mbushurme lapsa, lapsa, libra dhe snacks.Në Hollandë, fëmijët fillojnë shkollën ditën kur kanë ditëlindjen e katërt, që do të thotë se gjithmonë mund të vijë një fëmijë i ri në klasë. | Shkolla më e vjetër në botë është në Canterbury, Angli. Shkolla e Mbretit, siç emërtohet, u themelua në 597 pas Krishtit. Shkolla është e rindërtuar me pajisje cilësore dhe ofron arsim modern.Fëmijët në Japoni janë më të pavarurit. Ata udhëtojnë vetëm për të shkuar në shkollë, pastrojnë klasat e tyre, marrin drekën me vete. Në shkollë nuk ka mënzë, ndaj ata duhet të jenë “të zotë të vetes”. Kështu mësohen të marrin përgjegjësitë e tyre, ndaj edhe konsiderohen si populli më i kulturuar në botë. Pastrojnë gjithmonë vetë vendin ku kanë qëndruar. Mesa duket kjo mësohet që në fëmijëri, në edukimin e hershëm.Irani është vendi ku vajzat dhe djemtë shkollohen veçmas deri kur duhet të fillojnë studimet universitare.Shkolla më e lartë në botë ndodhet në Phumachangtang, Tibet, në një lartësi prej 5.373 metra mbi nivelin e detit. |
BARCALETA
Beni dhe mesuesja: Mësuesja: “Nëse unë të jap 2 mace dhe prapë 2 mace të tjera dhe sërish 2 të tjera, sa do të kishe? Beni: “Shtatë.” Mësuesja: “Jo, dëgjomë me kujdes … Nëse të dhashë dy mace, dhe dy, dhe prapë dy të tjerë, sa do të kishe?” Beni: “Shtatë.” Mësuesja: “Le ta provojmë ndryshe. Nëse unë të jap dy mollë, dhe prapë dy mollë të tjera dhe sërish dy të tjera, sa do të kishe? Beni: “Gjashtë.” Mësuesja: “Shumë mirë. Tani, nëse unë të dhashë dy macet, dhe dy mace të tjera dhe PËRSËRI dy të tjera, sa të bëhen? ” Beni: “Shtatë!” Mësuesja: “O Beni…, ku në djall të dalin shtatë?!” Beni: “Po sepse unë e kam një mace në shtëpi mësuese! |
KESULKUQJA DHE UJKU Kesulkuqa hyn tek shtepia e Gjyshes dhe aty gjen Ujkun. Kesulkuqa: Sa veshë te medhenj paske, sa goje te madhe paske, sa sy të mendhenj paske… Ujku: Moj, me fal po ti për të kritikuar ke ardhur këtu ? |
KARIKATURA

