Eksperimente fizike të kryera nga nxënësit e PNL

Në Petro Nin, fizika është një lëndë të cilës i jepet shumë rëndësi, që nga baza teorike deri tek ajo praktike. Për këtë arsye, në kuadër të disa tematikave të marra e të shpjeguara nga mësuesit e fizikës së shkollës, nxënësit e Pertro Ninit, kanë kryer disa eksperimente, disa nga të cilat do të jenë të paraqitura dhe të shpjeguara më poshtë.

Forca e gravitetit ka drejtim vertikal, kah për  poshtë dhe është pingule me sipërfaqen e tokës, por një top që rrotullohet në një sipërfaqe të pjerrët nuk zbret drejt, ai ndjek devijimin. Kjo humbje e energjisë potenciale gravitacionale shfaqet si një rritje e energjisë kinetike. Nëse topi bie në distancë më të madhe, do të ketë një energji kinetike më të madhe dhe do të lëvizë më shpejt.

Topat demonstrojnë në mënyrë të duhur parimin e ruajtjes së impulsit (shpejtësia x masa). Ky parim thotë që kur përplasen dy objekte, impulsi i përgjithshëm i trupave para përplasjes është i barabartë me impulsin total të trupave pas përplasjes.

Ajri prapa makinës shtyn kundër veturës me të njëjtën forcë duke shkaktuar lëvizjen përpara të makinës. Ndërsa ajri që rrjedh nga tullumbacja, energjia kthehet në energjinë kinetike. Makina lëvizëse me tullumbace po përdor energji kinetike.