Migjeni, siç nuk e keni njohur është një shfaqje që realizohet për nder të 80-vjetorit të ndarjes nga jeta të autorit Millosh Gjergj Nikolla.
Nxënësit e shkollës “Petro Nini Luarasi”, me drejtimin e mësueses Anila Shahu, regjinë e Iris Canaj dhe koreografinë e Eno Birkos, kanë krijuar edhe këngë me tekst të Migjenit edhe kërcim nga kompozimi “Migjeniana”. Në këtë shfaqje nuk do të mungojnë as letërkëmbimet e tij dhe as imazhet në ledwall.